Bëhu pjesë e Rrjetit GreenAL, kontribuo dhe ti për zhvillim pozitiv!

Rrjeti GreenAL bashkon organizata të shoqërisë civile (OSHC), aktivistë, ekspertë dhe aktorë të tjerë të angazhuar për qëndrueshmërinë mjedisore në Shqipëri. 

  • Lidheni dhe bashkëpunoni me organizata dhe individë me të njëjtin vision
  • Angazhoheni në diskutimet e politikave dhe përpjekjeve për avokim
  • Përfitoni nga programet e ngritjes së kapaciteteve
  • Kontribuoni në hartimin e politikave mjedisore dhe në proceset e lidhura me përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.

Dokumentet Kryesore:

  1. Memorandumi i Bashkëpunikmit, i cili do të nënshkruhet pas miratimit të aplikimit
  2. Formulari i Aplikimit *i detyrueshëm për të gjitha aplikimet
  3. Factsheet (fleta e të dhënave për organizatën) *e detyrueshme për aplikimet organizative

Kush mund të bashkohet?

Anëtarësimi është i hapur për:

  • Organizata joqeveritare dhe OSHC-të
  • Aktivistë dhe avokatë mjedisorë
  • Institucione akademike dhe kërkimore
  • Ekspertë në fushat e mjedisit

Si të aplikoni?

Për t’u bashkuar me Rrjetin GreenAL, sigurohuni që të shkarkoni dhe lexoni dokumentet kryesore, pastaj vazhdoni me hapat e mëposhtëm:

  1. Plotësoni dhe ngarkoni Formularin e Aplikimit.
  2. Për aplikime individuale, ngarkoni një CV që pasqyron përvojat dhe punën tuaj aktuale në fushën e mjedisit.
  3. Për aplikime organizative, ngarkoni një factsheet (fletën e të dhënave për organizatën). Organizatat që nuk kanë një factsheet të gatshme mund të plotësojnë dhe dorëzojnë këtë model.
  4. Për aplikime organizative, kërkohet të ngarkohet logo-ja e organizatës.
  5. Ngarkoni të gjitha dokumentet në hapsirat e mëposhtme. Të gjitha dokumentet duhet të jenë 5MB ose më të vogla.

Pasi të dorëzoni aplikimin, ai do të shqyrtohet nga ekipi i GreenAL. Aplikantët e miratuar do të marrin një email konfirmimi dhe do të ftohen të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit.


Scroll to Top