Tryeza e rrumbullakët për Projektligjin “Për performancën energjitike të ndërtesave”

Më 26 Nëntor 2024, GreenAL organizoi një diskutim të hapur mbi Projektligjin “Për performancën energjitike të ndërtesave”. Ky event mblodhi përfaqësues nga organizata mjedisore të shoqërisë civile, si dhe grupe të tjera interesi, për të diskutuar mbi projektligjin, sfidat aktuale të sektorit të ndërtimit dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë tryezës u theksua se hartimi i këtij projektligji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të Shqipërisë për tranzicionin e gjelbër. Për të siguruar zbatimin e suksesshëm dhe përmirësimin afatgjatë të kuadrit ligjor, pjesëmarrësit identifikuan disa nevoja kyçe:

  • Vlerësimi i zbatueshmërisë së ligjit ekzistues “Nr. 116/2016 për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”.
  • Forcimi i koordinimit institucional, për të arritur objektivin ambicioz të dekarbonizimit të stokut të ndërtesave deri në vitin 2050.
  • Sigurimi i aksesit të barabartë në skemat e financimit dhe lehtësimi i varfërisë energjetike për grupet më vulnerabël.
  • Etj. 

Për detaje të hollësishme, ju ftojmë të lexoni Deklaratën e Përbashkët të pjesëmarrësve si më poshtë, e cila përmban të gjitha komentet dhe rekomandimet. Deklarata është dorëzuar pranë institucionit përkatës si pjesë e procesit të konsultimit publik.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe idetë e vlefshme që ndihmojnë në përmirësimin e kuadrit ligjorpër një të ardhme më të qëndrueshme.

Scroll to Top