Monitorimi i Ujit

Ndotja e ujit është një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore, pasi ndikon drejtpërdrejt në ekosistemet ujore, biodiversitetin, shëndetin e njeriut dhe sigurinë ushqimore. Monitorimi i cilësisë së ujit është i rëndësishëm për të identifikuar ndotësit, vlerësuar ndikimet mjedisore dhe siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore për shëndetin e ekosistemeve dhe njerëzve.

Në kuadër të aktiviteteve GreenAL, monitorimi i cilësisë së ujit po realizohet në disa qytete të Shqipërisë, momentalisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Divjakë dhe Has, përmes bashkëpunimit me organizatat partnere në terren. Monitorimet përfshijnë analiza fizike, kimike dhe biologjike të ujërave në lumenj, liqene dhe rezervuarë, me qëllim vlerësimin e ndikimeve mjedisore dhe promovimin e masave për mbrojtjen e burimeve ujore.

Më shumë informacion vjen së shpejti.

Scroll to Top