Monitorimi i Tokës

Monitorimi i cilësisë së tokës përbën një aspekt kyç në vlerësimin e shëndetit të mjedisit urban dhe rural. Ky proces ndihmon në identifikimin e ndotësve që mund të dëmtojnë cilësinë e tokës dhe shëndetin e njerëzve, si dhe në monitorimin e përdorimit të burimeve natyrore për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm. Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së tokës është I rëndësishëm për krijimin e politikave dhe masave që mbrojnë biodiversitetin dhe promovojnë përdorimin e qëndrueshëm të tokës.

Në kuadër GreenAL, ky proces po realizohet aktualisht në bashkëpunim me grantmarrësit në qytetet Tiranë dhe Has, duke përfshirë analiza të cilësisë së tokës me qëllim identifikimin e ndotësve dhe vlerësimin e ndikimit të tyre në mjedis. Në rastin e Tiranës disponohen dhe të dhëna historike që lidhen me hartëzimin e sipërfaqeve të gjelbra, me qëllim vlerësimin e shërbimeve ekosistemore që ofron toka urbane, si përmirësimi i cilësisë së ajrit, reduktimi i nxehtësisë urbane dhe mbështetja për biodiversitetin. 

Më shumë informacion vjen së shpejti.

Scroll to Top