Tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit #GreenAL, mbi projektligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

Më 13 Shtator, përfaqësues të OSHC-ve, bizneseve dhe medias patën mundësi të diskutonin dhe jepnin opinionet e tyre mbi projektligjin e ri “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, në një tryezë të rrumbullakët të realizuar në kuadër të projektit #GreenAL.

Ndër pikat më kryesore të diskutimit ishin:

• Nevoja për zhvillimin e një konsultimi publik me bazë të gjerë, duke parë rëndësinë strategjike që ka ky ligj për vendin dhe shoqërinë;
• Marrja në konsideratë e kapaciteteve teknike dhe financiare të Njësive të Vetqeverisjes Vendore për të zbatuar ligjin dhe respektuar objektivat e vendosur;
• Hartimi i masave, kritereve dhe programeve për parandalimin dhe rikuperimin e mbetjeve;
• Përcaktimi i një metodologjie të unifikuar për raportimin dhe monitorimin e sasisë dhe tipologjisë së mbetjeve të gjeneruara në vend.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në advokimin për poliktika më të mira në sektorin e mbetjeve. 

Të gjitha pikat e diskutuaran në tryezë e rrumbullakët mbi projektligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i’u përcollën institucionit përkatës nëpërmjet një deklarate të përbashkët. Për ta lexuar deklaratën e plotë, shkarkoni dokumentin e mëposhtëm.

Scroll to Top