Me datë 27 Mars 2025, pjesëtarët e “Rrjetit të GreenAL” u mblodhën për të diskutuar në lidhje me Politikat Sektoriale të Energjisë dhe Klimës të zbatuara në Shqipëri dhe hapat që po ndërmerr vendi ynë në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe Agjendës së Gjelbër të Vendeve të Ballkanit Perendimor për përmbushjen e synimeve në reduktimin e gjurmës së karbonit.
Organizatat e shoqërisë civile si aktorë të rëndësishëm në jetën publike të vendit përmblodhën idetë e tyre në një dekleratë të përbashkët rekomandimesh ku i drejtohen aktorëve të politikbërjes në kuadër të fushatës elektorale si momenti i duhur për të patur parasysh këto rekomandime, të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e politikave sektoriale në drejtim të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe arritjen e synimeve në reduktimin e gjurmës së karbonit.