Pasqyra e programit GreenAL

Pasqyra e programit GreenAL shërben si një udhëzues gjithëpërfshirës dhe fleksibël që paraqet elementet kryesore të projektit dhe synon të ofrojë udhëzime të qarta për grupet e interesit lidhur me: 

1) Fushat prioritare të ndërhyrjes; 
2) Tipologjinë e mbështetjes financiare; 
3) Mundësitë për rrjetëzim; 
4) Elementet e komunikimit që priten të adresohen gjatë zbatimit të projektit. 

Ky dokument mund të përditësohet periodikisht për të reflektuar zhvillimet e reja, sfidat e hasura dhe mundësitë e identifikuara. Këto përditësime mund të ndikojnë në qasjet e propozuara dhe datat e parashikuara të aktiviteteve të ndryshme të projektit.

Pasqyra e programit shoqërohet me:

  • Shtojcën 1: Përmbledhje e tre raporteve të hartuara nga partnerët e projektit që përmbajnë rezultatet kryesore nga tryezat e rrumbullakëta dhe takimet e mbajtura me organizata dhe aktorë të ndryshëm. Ky raport gjithashtu paraqet çështjet kryesore që çdo palë e interesuar beson se janë të nevojshme për t’u trajtuar në rajonin e tyre përkatës.
  • Shtojcën 2: Një evidentim i organizatave dhe iniciativave mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë, si dhe lidhjen e këtyre nismave me kontekstin e sfidave mjedisore duke përcaktuar impaktin e mundeshëm të tyre. Lista e plotë e organizatave dhe të iniciativave që veprojnë në këtë rajon dhe që janë aktualisht aktive në fushën e mjedisit, është paraqitur në dokumentin“Baza e të dhënave OJF Ballkan dhe Evropë” më poshtë.
  • Shtojcën 3: Një përmbledhje e dokumenteve shtesë të ofruara drejtpërdrejt nga palët e interesuara dhe të mbledhura përmes takimeve të zhvilluara nga partnerët e GreenAL. Ky informacion ka për qëllim të orientojë çdo person/OSHC të interesuar për bashkëpunim drejt temave kryesore të interesit të këtyre grupeve lokale.
  • Baza e të dhënave e OSHC-ve në territor: Databazë me OSHC-të kombëtare të identifikuara, kontaktin e tyre aktual dhe fokuset e tyre kryesore. Kjo është ofruar për të orientuar më mirë çdo OSHC që kërkon të krijojë partneritete, të sigurojë pika kontakti lokale për rajone të ndryshme, etj.

Shkarkoni dokumentet e plotë më poshtë.

Scroll to Top