Rreth Nesh
Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile të Mjedisit 2024 – 2027” ndërton mbi praktikat e mira dhe kërkon të zgjerojë arritjet e fazës së parë të projektit, i cili është zbatuar gjatë periudhës Janar 2021 – Dhjetor 2023, duke pasur në fokusin e tij fuqizimin e mëtejshëm të Organizatatve të Shoqërisë Civile në ngritjen dhe adresimin e çështjeve mjedisore në tre çështje kryesore: a) ndryshimet klimatike; b) ndotja; c) natyra.
Ky projekt financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Sida, me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Partnerët GreenAL, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.