Network

Gjatë fazës së parë të GreenAL, u krijua një rrjet i organizatave mjedisore në Shqipëri, duke treguar një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme. Në fazën e dytë të projektit, “GreenAL – Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024-2027,” ky rrjet po konsolidohet dhe po zgjerohet, duke përfshirë edhe ekspertët e aktorët kryesor, për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive.

Kjo qasje synon të rrisë ndikimin e rrjetit në proceset vendimmarrëse dhe në përmirësimin e politikave mjedisore në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Me angazhimin dhe mbështetjen e anëtarëve të tij, rrjeti do të rritet si një platformë e fortë bashkëpunimi.

Klikoni më poshtë për më shumë informacion rreth aplikimit dhe dokumenteve që duhet të plotësoni për të qenë pjesë e rrjetit.

Bëhu pjesë e Rrjetit GreenAL, kontribuo dhe ti për zhvillim pozitiv!

Scroll to Top