GreenAL do të vazhdojë të mbështesë Organizatat e Shoqërisë Civile për të adresuar çështjet mjedisore në vend.
Green-AL II zbatohet gjatë viteve 2024-2027 ku do të ofrojë mbështetje financiare për OSHC-të për të adresuar sfidat e procesit të integrimit në BE dhe zbatimin e Axhendës së Gjelbër, duke u fokusuar në:
- Ndryshimet klimatike
- Ndotja
- Natyra
Kjo fazë e dytë tregon përkushtimin e Qeverisë Suedeze dhe Sida (https://www.sida.se/en) për të mbështetur Mjedisin, sektorin që përballet me sfidat më të mëdha në Shqipëri.
Projekti #GreenAL financohet nga Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Ambasadës Suedeze në Tiranë dhe zbatohet nga Instituti Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.