Më 9 maj, u zhvillua tryeza e tretë e rrumbullakët në Elbasan në kuadër të #GreenAL, ku morën pjesë përfaqësues të qarkut, Bashkisë Belsh dhe organizatave të shoqërisë civile.
Disa nga çështjet më urgjente mjedisore në këtë rreth të identifikuara nga pjesëmarrësit janë:
- Pastrimi i ujit të liqenit të Belshit për të rritur potencialin turistik të zonës dhe për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për këtë çështje
- Dëmtimi i pyjeve dhe biodiversitetit të zonës
- Menaxhimi i mbetjeve urbane në zonat rurale dhe zonat e mbrojtura
- Pasojat e HEC-eve në biodiversitet.
Projekti #GreenAL financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fonde nga Ambasada e Qeverisë Suedeze në Tiranë dhe zbatohet nga Instituti Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo