Më 16 maj, Co-PLAN zhvilloi një tryezë të rrumbullakët në rrethin e Fierit në kuadër të #GreenAL!
Morën pjesë qytetarë, përfaqësues të qarkut, organizata të shoqërisë civile, bashkitë Fier, Lushnje, Patos, Roskovec, Mallakastër, si dhe përfaqësues të AKM-së dhe AdZM-së.
Disa nga çështjet më urgjente mjedisore në këtë rreth të identifikuara nga pjesëmarrësit janë:
- Menaxhimi i mbetjeve urbane
- Monitorimi dhe marrja e masave urgjente kundër ndotjes, ku:
- Ndotja nga hidrokarburet në zonën Patos-Marinez,
- Ndotja e tokës nga ujërat e ndotura urbane
- Ndotja e burimeve ujore
- Ndotja e ajrit nga djegia e biomasës.
Të gjithë theksuan nevojën e bashkëpunimit të ngushtë midis komunitetit dhe autoriteteve për zgjidhjen e sfidave mjedisore dhe ishin të gatshëm të iniconin këtë bashkëpunim.
Projekti #GreenAL financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fonde nga Ambasada e Qeverisë Suedeze në Tiranë dhe zbatohet nga Instituti Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo