Tryeza e tretë në Elbasan

Më 9 maj, Co-PLAN zhvilloi një tryezë të rrumbullakët në Qarkun e Elbasanit në kuadër të #GreenAL!

Këtu morën pjesë përfaqësues të qarkut, Bashkisë Belsh dhe organizatave të shoqërisë civile
Disa nga çështjet më urgjente mjedisore në këtë rreth të identifikuara nga pjesëmarrësit janë:
Pastrimi i ujit të liqenit të Belshit për të rritur potencialin turistik të zonës dhe për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për këtë çështje

  • Dëmtimi i pyjeve dhe biodiversitetit të zonës
  • Menaxhimi i mbetjeve urbane në zonat rurale dhe zonat e mbrojtura
  • Pasojat e HEC-eve në biodiversitet.

Projekti #GreenAL financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fonde nga Ambasada e Qeverisë Suedeze në Tiranë dhe zbatohet nga Instituti Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo

Scroll to Top