Projektet e mbështetura nga Green-AL në fazën e parë 2021-2023

Projektet e mbështetura financiarisht nga Green AL kanë pasur në fokusin e tyre, kryesisht, rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështjet mjedisore të cilat inpaktojnë komunitetet lokale me qëllim përçimin e problematikave lokale në nivel rajonal e kombëtar duke advokuar për adresimin e tyre. Nga ana tjetër, çështjet mjedisore nuk mund të shihen si të veçuara nga zhvillimi social-ekonomik i komuniteteve e territoreve në të cilat ata banojnë, pasi duhet gjetur një ekuilibër zhvillimi ndërmjet këtyre elementeve për të arritur një zhvillim të qendrueshëm.

Për këtë arsye, gjatë zbatimit të projekteve janë zhvilluar aktivitete të cilat përpiqen të adresojnë problematikat mjedisore në mënyrë gjithëpërfshirëse duke angazhuar e përfshirë grupe të ndryshme interesi e nga ana tjetër duke vlerësuar inpaktin që degradimi mjedisor ka në komunitete të caktura të cilat për arsye të zhvillimit  të pabarabartë social-ekonomik preken e vuajnë pasojat në mënyra të ndryshme.

Në 31 projektet të zbatuara në 25 bashki të vendit janë përfshirë: qytetarë, student, bisnese, OSHC, institucione lokale e kombëtare duke ngritur çështje si: konsumi dhe mbetjet ushqimore, inpakti i hidrocentraleve në komunitete e territore, ndotja e tokës dhe burimeve ujore, ndotja e ajrit, siguria energjitike etj.

Për të mësuar më shumë për projektet e zbatuara e temat e trajtuara klikoni më poshtë.

Scroll to Top