GRANTET E DEDIKUARA

THIRRJA PËR GRANTE ‘TË DEDIKUARA’ DO TË QËNDROJË E HAPUR DERI NË DATËN 22 QERSHOR 2025.

Grantet e Dedikuara kanë për qëllim të rrisin kapacitetet dhe mbështesin financiarisht OSHC lokale (pa dhe me përvojë të kufizuar) për të reaguar dhe përgjigjur një zhvillimi/problematike me ndikim mjedisor ose ndërsektorial, për ta sjellë në vëmëndje të qytetarëve dhe vendimmarrësve me synim adresimin, ndërgjegjësimin dhe marrjen e masave ndaj problematikës.

Objektivat e thirrjes janë:

  • Mbështetje dhe fuqizimi i OSHC-ve lokale (pa dhe me përvojë të kufizuar) për të reaguar dhe vepruar ndaj një zhvillimi/problematike me ndikim mjedisor i cili cënon mirëqenien e komunitetit ose grupeve të caktuara;
  • Nxitja e angazhimit komunitar dhe rritja e presionit pozitiv për transparencë dhe llogaridhënie në proceset e hartimit të politikave, strategjive apo projekteve zhvillimore me ndikim të ndjeshëm mjedisor ose ndërsektorial;

Kush mund të aplikojë?

Ju mund të aplikoni nëse:

  • Jeni një organizatë lokale e shoqërisë civile ose një GVV e regjistruar me vendim gjykate, pa ose me përvojë të kufizuar;
  • Nisma me të cilën po aplikoni adreson një çështje mjedisore ose ndërsektoriale  në zonën ku veproni;
  • Dëshironi të rrisni kapacitetet tuaja organizative dhe advokuese;
  • Keni identifikuar një problematikë me ndikim mjedisor ose ndërsektorial por nuk dini si dhe ku ta adresoni;
  • Jeni të gatshëm t’i përkushtoheni punëtorive dhe proceseve mentoruese të parashikuara nga kjo skemë grantesh; 

Tipologjia e mbështetjes financiare

  • Vlera maksimale e grantit: 5,000 EUR
  • Kohëzgjatja e zbatimit të projektit:  6 muaj
  • Shtrirja territoriale: Shqipëri

Periudha e Aplikimit: 22 Maj – 22 Qershor, 2025.

Takime Orientues: Dibër; Kukës; Pogradec, Vlorë; Durrës, Elbasan;

Më poshtë mund të gjeni udhëzuesin e thirrjes me të gjitha hapat, rregullat, dokumentacionin e kërkuar dhe afatet përkatëse:

Aplikimi dhe dokumentat administrative duhet të dorëzohen ONLINE, duke i ngarkuar në tabelën e mëposhtme. Dokumentat e ngarkuara NUK duhet të kalojnë 5MB.

Afati i fundit për aplikim 22 Qershor 2025, ora 16:00;

Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën info@greenal.al.

Forma e Aplikimit


Scroll to Top