Slide 1
OShC-të ftohen të aplikojnë për Grantet e Dedikuara
Kjo thirrje për grante do të jetë e hapur deri në 30 Qershor, 2027.

Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile të Mjedisit 2024 – 2027” ndërton mbi praktikat e mira dhe kërkon të zgjerojë arritjet e fazës së parë të projektit, i cili është zbatuar gjatë periudhës Janar 2021 – Dhjetor 2023, duke pasur në fokusin e tij fuqizimin e mëtejshëm të Organizatatve të Shoqërisë Civile në ngritjen dhe adresimin e çështjeve mjedisore në tre çështje kryesore: a) ndryshimet klimatike; b) ndotja; c) natyra.

Ky projekt financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Sida, me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Partnerët GreenAL,  Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Grante

01.

Grante Tematike

Këto grante u ofrojnë mbështetje financiare OSHCve në Shqipëri që janë të përqëndruara dhe me eksperiencë në një nga tre themat kryesore (Klimë, Natyrë, Ndotje)

02.

Grante Rajonale

Këto grante marrin një qasje më operacionale, duke synuar të forcojnë në mënyrë strategjike bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis njësive të qeverisjes vendore, organizatave të specializuara mjedisore dhe aktorëve të tjerë përkatës me OSHC-të.

03.

Grantet e Iniciativës

Këto grante ofrojnë mbështetje financiare për OSHC-të për zbatimin e nismave mjedisore të specifikuara, kryesisht në rajonet e largëta/rurale të Shqipërisë.

04.

Grantet e Dedikuara

Këto grante ofrojnë mbështetje financiare për OSHC-të në Shqipëri që po trajtojnë një shqetësim apo problem mjedisor emergjent.

Bëni një ndryshim sot, bashkohuni me ne!

Scroll to Top