THIRRJA PËR GRANTE ‘TË DEDIKUARA’ ËSHTË E HAPUR NGA DATA 31 KORRIK, 2024.
Kjo thirrje ka për qëllim lehtësimin/nxitjen për t’ju përgjigjur një zhvillimi me impakt mjedisor e cila mund të konsiderohet urgjente dhe kërkon një reagim për ta sjellë në vëmëndje të qytetarëve dhe vendimmarrësve me synim ndërgjegjësimin për marrjen e masave dhe adresimin e problematikës.
Objektivat e thirrjes janë:
- Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) për të reaguar dhe vepruar ndaj një zhvillimi me impakt mjedisor i cili cënon mirëqenien publike;
- Nxitja e angazhimit komunitar dhe rritja e presionit pozitiv për transparencë dhe llogaridhënie në proceset hartimit të politikave, strategjive apo projekteve zhvillimore me impakt të ndjeshëm në mjedis.
Më poshtë mund të gjeni udhëzuesin e thirrjes me të gjitha hapat, rregullat, dokumentacionin e kërkuar dhe afatet përkatese:
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen ONLINE duke i plotësuar të dhënat dhe duke i ngarkuar dokumentet përkatëse në tabelën e mëposhtme. Të gjitha dokumentet duhet të jenë 5MB ose më të vogla.
Kjo thirrje për grante do të jetë e hapur deri në 30 Qershor, 2027. Aplikimet do të miratohen vazhdimisht deri në disbursimin e të gjitha fondeve në dispozicion.
Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën info@greenal.al.
Forma e Aplikimit