Projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024-2027” përmbylli në Gjirokastër ciklin e takimeve informuese për Thirrjen e 2-të për Grantet Rajonale dhe të Iniciativës. Të pranishmit patën mundësinë të njihen dhe diskutojnë gjerësisht mbi qëllimin e granteve, që lidhet me rritjen e kapaciteteve të brendshme të organizatave mjedisore, si dhe mënyrën e aplikimit.
Takimi i parë u realizua në 16 Prill në Pogradec, ku Enkela Poro, Menaxhere Grantesh dhe Ogerta Gjiknuri, Menaxhere Financash pranë Co-PLAN, prezantuan të pranishmit me të gjitha objektivat, kriteret e aplikimit, temat potenciale për grantet, si dhe i njohën ata me detajet mbi kostot e pranueshme, kostot e papranueshme, apo buxhetin. Në fund të takimit u realizua dhe një seancë me pyetje dhe përgjigje për audiencën e pranishme.
Seria e takimeve vazhdoi më tej duke ndjekur të njëjtin format edhe në Shkodër (17 prill), Tiranë (22 prill), për t’u mbyllur në Gjirokastër (24 prill).



























Aplikimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më datë 12 maj 2025. Për më tepër informacione mund të klikoni këtu.
Projektit GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 – 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.