Raporti për cilesinë e ajrit dhe ndotjen akustike paraqet gjetjet kryesore të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe ndotjes akustike në qytetin e Tiranës, bazuar në metodologjinë alternative të monitorimit të zhvilluar nga Co-PLAN në kuadër të projektit GreenAL. Monitorimi është kryer në 13 stacione të vendosura në zona urbane, për të analizuar përqendrimet e ndotësve kryesorë, si PM₂.₅, PM₁₀, NO₂, CO₂ dhe ndotjen akustike, duke ndihmuar në identifikimin e burimeve dhe ndikimeve të tyre në shëndetin publik dhe mjedis.
Cilësia e ajrit dhe niveli i ndotjes akustike janë ndër faktorët më të rëndësishëm për cilësinë e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve. Ndotësit atmosferikë, kryesisht të shkaktuar nga trafiku i dendur, aktivitetet ndërtimore dhe burimet e tjera urbane, ndikojnë ndjeshëm në përqendrimet e grimcave të imëta dhe gazeve të dëmshme. Në të njëjtën kohë, trafiku, ndërtimet dhe aktivitetet industriale kontribuojnë gjithashtu në ndotjen akustike, duke krijuar një ndikim të vazhdueshëm në cilësinë e jetës në mjediset urbane. Për këtë arsye, monitorimi i vazhdueshëm dhe analiza e të dhënave janë thelbësore për të kuptuar tendencat e ndotjes së ajrit dhe akustikës dhe për të identifikuar masat më efektive për përmirësimin e këtyre faktorëve mjedisorë.
Lexoni publikimin e plotë më poshtë.