Përgjatë muajit Korrik, një vatër zjarri shumë pranë qendrës së qytetit ra në venddepozitimin e mbetjeve në Vlorë, një venddepozitim që ndodhet në rajonin jugor të Shqipërisë, e cila gjatë sezonit të verës është dhe një pikë kryesore turistike. Zjarri, i cili vazhdoi për disa ditë, ngriti shqetësime serioze për ndikimet e tij të mundshme mjedisore dhe shëndetësore për komunitetin për shkak të lëshimit të ndotësve të dëmshëm në atmosferë. Ky incident është veçanërisht shqetësues pasi përbën një pjesë të një problemi të përsëritur në këtë vend. Në përgjigje të këtij rasti, grupi i punës GreenAL udhëtoi drejt Bashkisë së Vlorës për të monitoruar cilësinë e ajrit dhe për të vlerësuar pasojat e mundshme për komunitetin dhe mjedisin përreth.
Për të mësuar më tepër shikoni publikimin e plotë mëposhtëm.