GRANTE TË INICIATIVËS

Thirrja për Grantet Rajonale dhe të Iniciativës (16510-G03) është hapur më 07 Prill, 2025.  Afati për dorëzimin e Projekt Propozimeve është 12 Maj, 2025 në 16:00. 

Nëpërmjet kësaj thirrje GreenAL synon të:

  • Ndërgjegjësojë dhe fuqizojë komunitetet për të nxitur presion pozitiv përmes llogaridhënies në mbrojtjen e biodiversitetit dhe habitateve, adaptimin dhe zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, uljen e nivelit të ndotjes, etj.
  • Mbështesë OSHC-të në rritjen e kapaciteteve të tyre dhe në nisjen e një dialogu në nivel lokal dhe rajonal përmes monitorimit të bazuar në fakte dhe advokimit për politika më të mira në fushën e ndryshimeve klimatike, ndotjes dhe natyrës. 
  • Fuqizojë OSHC-të dhe forcojë bashkëpunimin midis tyre dhe grupeve të tjera të interesit, për të qenë partnerë të institucioneve në hartimin dhe zbatimin e reformave, me fokus kryesor Kapitullin 27 – Mjedisi dhe tranzicionin e gjelbër, nga niveli lokal në atë rajonal dhe potencialisht kombëtar.

Aplikantët për Grantet e Iniciativës, duhet të mbështesin veprimtarinë në nivel bashkie ose njësie administrative, aty ku organizatat kanë legjitimitet dhe përvojë të drejtpërdrejtë në adresimin e çështjeve lokale. Ata duhet të angazhohen me grupet e interesit për të përcjellë zërin e komuniteteve dhe për të nxitur advokimin.

Më poshtë do të mund të gjeni udhëzuesin e thirrjes me të gjitha hapat, rregullat, dokumentacionin e kërkuar dhe afatet përkatese.

Të gjitha aplikimet për Grantet e Iniciativës duhet të dorëzohen ONLINE duke i plotësuar të dhënat dhe duke i ngarkuar dokumentet përkatëse në tabelën e mëposhtme. Të gjitha dokumentet/paketat e dokumenteve të dorëzuar duhet të jenë 5MB ose më të vogla dhe në formatin PDF (me përjashtim të Shtojcës 2 dhe 3).

Kjo thirrje për grante do të jetë e hapur deri në 12 Maj, 2025 në 16:00.

Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën info@greenal.al.


Scroll to Top